Villa in Prefettura di Tirana, Albania
Motivi per prenotare
A proposito di questa villa struttura in affitto
Në katin e dytë ndodhet një ballkon i mrekullueshëm, nga ku mund të shijoni pamje spektakolare të perëndimit të diellit. Hapësira e jashtme është projektuar për relaks dhe argëtim, me mobilie komode për ambientet e jashtme, një pishinë private, një gazebo romantike prej druri dhe një kënd BBQ, perfekt për darka dhe momente të paharrueshme në ajër të pastër.
Kjo vilë kombinon komoditetin, privatësinë dhe një atmosferë relaksuese, duke e bërë zgjedhjen ideale për pushime të paharrueshme
Vizitorët kanë qasje në të gjitha ambientet e vilës, përfshirë pishinën, ballkonin, gazebo-n, këndin BBQ dhe hapësirat e jashtme.
Përjashtohen nga përdorimi dhoma e stafit dhe kopshti në anën e majtë të vilës, të cilat janë zona private dhe nuk janë të disponueshme për vizitorët.
Prona ofron self check-in, duke ju lejuar të mbërrini në orarin që ju përshtatet. Para mbërritjes do të merrni të gjitha udhëzimet e nevojshme për hyrjen në vilë.
Nëse keni nevojë për ndihmë, keni pyetje ose hasni ndonjë vështirësi gjatë qëndrimit, mos hezitoni të na kontaktoni në numrin e telefonit të dhënë. Jemi në dispozicion për t'ju ndihmuar dhe për t'u siguruar që të keni një qëndrim sa më të këndshëm.
Për një qëndrim sa më të rehatshëm, ju rekomandojmë të merrni me qira një makinë, pasi kjo është mënyra më praktike për të bërë pazar, për të vizituar plazhet dhe për të eksploruar atraksionet e zonës përreth. Gjithashtu, ju lutemi të keni parasysh se herë pas here mund të dëgjohet muzikë nga vilat fqinje, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Servizi
Mappa di Prefettura di Tirana, Albania
